
Shtyhet ndeshja Vllaznia-Drenica
26 shkurt 2018
| 11:05
Ndeshja e fundit e javës së 20-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Vllaznisë dhe Drenicës është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës.
Këtë vendim e ka marrë Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), kurse kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e martë) në ora 13:00.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)