Shtyhet paraqitja e Nasim Haradinajt para Speciales

15 dhjetor 2020 | 12:06

Paraqitja e Nasim Haradinajt në Hagë është shtyrë për datën 18 dhjetor në orën 14:00.

Lajmi është bërë me dije nga Dhomat e Specializuara, raporton “Epoka e re”.

Me të konfirmuar aktakuzën, Nasim Haradinaj ishte paraparë që të paraqitet sot para Speciales në orën 15:00.

Në aktakuzën e konfirmuar, Nasim Haradinaj akuzohet për kryerjen e veprave penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partnerja e futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo, Gerogina Rodriguez, i…