Shtyhet për datën 18 janar promovimi i librit “Komiteti i Deçanit” i autorit Hasan Ukëhaxhaj
Ishte paraparë që nesër, më 16 janar, të promovohet në Prishtinë, në Institutin Albanologjik, por është shtyrë për datën 18 janar, në orën 14:00, promovimi i librit “Komiteti i Deçanit” i veprimtarit të çështjes kombëtare, njërit prej themeluesve të Komitetit të Deçanit – LNÇKVShJ, Hasan Ukëhaxhaj.
Siç njofton djali i tij në “Facebook”, Shkëlzen Ukëhaxhaj, promovimi i librit është shtyrë për shkak të ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare dhe njëherit njërit nga luftëtarët e shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cenë Aliçkaj, varrimi i të cilit do të bëhet nesër në varrezat e dëshmorëve në Deçan në orën 15:00.
“Promovimi do të mbahet me datën 18 janar, në orën 14:00, po në Institutin Albanologjik. Ju faleminderojmë për mirëkuptimin!!!”, ka shkruar Ukëhaxhaj.