Shtyhet për javën e ardhshme caktimi i seancës dhe ligji për Trustin

30 maj 2022 | 12:17

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të vendosë për seancën e radhës parlamentare për shkak të mungesës së kuorumit.

Pas mbledhjes, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se është arritur pajtimi që në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, të hënën e ardhshme, të vendoset për seancën e re.

Ai ka thënë se të hënën e ardhshme do të caktohet edhe seanca në të cilën do të trajtohet çështja e Trustit.

“U dakorduam që ditën e hënë, të hënën e ardhshme, ta përcaktojmë rendin e ditës për seancën e radhës në të cilën do të trajtohet pika për çështjen e Trustit”, është shprehur Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…