Shtyhet për në shkurt përballja Usyk – Fury

03 nëntor 2023 | 13:17

Dueli i unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë mes britanikut Tyson Fury (WBC) dhe ukrainasit Oleksandr Usyk (WBA, WBO, IBF) është shtyrë për në shkurt. Lajmin e konfirmoi gazetari i njohur Mike Coppinger për ESPN, që tha se vendi i sfidës nuk ndryshon, në Arabinë Saudite.

Kjo përballje ishte planifikuar për t’u zhvilluar më 23 dhjetor, por sfida që Fury zhvilloi pak ditë më parë me Ngannou në Arabi, ku fitoi me vendim shumice, ka prishur planet. “Mbreti Cigan” kërkon më shumë kohë për të rikuperuar nga plagët e marra në këtë sfidë, ku edhe përfundoi në tapet në raundin e tretë.

Të dy boksierët janë të pamposhtur në karrierën e tyre: Fury me 34 fitore, asnjë humbje e 1 barazim, ndërsa Usyk me 21 fitore e asnjë humbje. Tifozët shpresojnë ende që palët të konfirmojnë 23 dhjetorin, duke shpresuar që Fury të tregohet një luftëtar i vërtetë e të mbajë fjalën për atë datë.

Për sa kohë që dy boksierët do të përplasen mes tyre, në dhjetor apo shkurt, kjo duket se nuk përbën ndonjë problem të madh për ta. Kjo do të thotë se brenda 2024-ës ata do të zhvillojnë edhe revanshin, që është një klauzolë në kontratën e tyre. Fansat dëshirojnë të shohin këtë përballje të madhe në ring.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wizz Air, linja ajrore me rritjen më të shpejtë në…