Shtyhet për një ditë Kuvendi i Punës së FBK-së

22 janar 2025 | 14:53

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 21 janar ka marrë vendim për shtyrjen e datës së organizimit të Kuvendit të Punës dhe Statutor të FBK-së.

Kuvendi, i cili ishte paraparë të mbahej me datë 30 janar, për arsye teknike të organizimit, është shtyrë për datën 31 janar. Kuvendi do të zhvillohet në të njëjtin vend dhe orar.

“Ky vendim u miratua nga të gjithë anëtarët e Bordit të FBK-së, duke marrë parasysh rëndësinë e sigurimit të një organizimi të suksesshëm dhe të mirëkoordinuar të këtij aktiviteti të rëndësishëm për Federatën”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. dr. Fejzulla Berisha Akuzat ndaj çlirimtarëve të Kosovës…