Shtyhet për një ditë tjetër garimi i Albin Tahirit në Lojërat Olimpike Dimëore
06 shkurt 2022
| 08:59
Është shtyrë për një ditë tjetër garimi i Albin Tahirit në Lojërat Olimpike Dimërore, që janë duke u mbajtur në Pekin të Kinës.
Arsyet e kësaj shtyrje janë erërat e forta në Pekin të Kinës.
Kështu, Tahiri do garojë një ditë tjetër.
Fillimisht gara pritej të fillonte në orën 04:00 me kohën tonë lokale, por më pas u shty për në 7:00, para se të shtyhej përfundimit më pas.
Ndryshe përveç Albin Tahirit, Kosovën do ta përfaqësoj edhe Kiana Kryeziu, e cila do të garojë nesër.
Lojërat Olimpike Dimërore kanë filluar më 4 shkurt dhe do të zgjasin deri më 20 shkurt.