Shtyhet përsëri ndeshja Prishtina – Drita
28 gusht 2022
| 23:06
Është shtyrë përsëri ndeshja Prishtina – Drita, ‘Fadil Vokrri’ s’ka vend për të gjithë.
Derbi i Superligës së Kosovës, Prishtina – Drita do të ricaktohet për një tjetër datë, si pasojë e numrit të madh të evenimenteve në ‘Fadil Vokrri’.
Faqja zyrtare e Prishtinës ka njoftuar se duhet të shtyhet ndeshja për herë të dytë, kësaj radhe për shkak të ndeshjes së kombëtares së femrave.
Herën e parë ndeshja Prishtina – Drita ishte shtyrë për shkak të ndeshjes së Ballkanit që ishte e vlefshme për garat ndërkombëtare.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell njoftimin e plotë të FC Prishtina.