Shtyhet përsëri regjistrimi i popullsisë, qeveria vendos që procesi të fillojë më 5 prill 2024
22 nëntor 2023
| 11:39
Qeveria e Kosovës ka shtyrë sërish procesin e regjistrimit të popullsisë.
Kjo është shtyrja e tretë e këtij procesi. Fillimisht, regjistrimi ishte paraparë të fillonte në shtator të këtij viti, më pas procesi ishte shtyrë për nëntor.
Ndërsa në mbledhjen e sotme qeveria Kurti ka marrë vendim që ky proces të mbahet nga 5 prilli deri më 17 maj të vitit 2024.
Para kabinetit qeveritar, kryeministri Albin Kurti, ka bërë me dije se deri të ky vendim ka ardhur pasi një gjë të tillë e ka kërkuar Agjencia e Statistikave të Kosovës.