Shtyhet premiera e filmit të ri të James Bondit, shkak koronavirusi

06 mars 2020 | 11:18

Premiera e filmit më të ri të James Bondit është shtyrë për shtatë muaj teksa koronavirusi i ri vazhdon të përhapet.

Producentët kanë thënë se e kanë bartur prezantimin e filmit “No Time To Die”, nga prilli në nëntor, “pas një shqyrtimi të kujdesshëm të gjendjes së tregut global teatral”.

Ky njoftim ka ardhur disa ditë pasi krijuesit e dy faqeve online që pëlqejnë filmat e James Bondit kanë bërë thirrje për shtyrje të datës së premierës. Në Britani të Madhe, data e re e premierës është 12 nëntori, ndërsa në Shtetet e Bashkuara 25 nëntori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Mimoza Cika Vrasja e Qerim Kelmendit, ditë më parë…