Shtyhet protesta e punëtorëve të Telekomit, jepet edhe një javë kohë për dialog

09 nëntor 2020 | 16:26

Këshilli Organizativ i Protestave të FSP-PTK-së përmes një njoftimi për media, ka bërë me dije se do t’i jep hapësirë negociatave sa i përket zhvillimeve në Telekom pas bllokomit të xhirollogarive, duke përjashtuar mundësinë e protestave. “Pas komunikimeve të vazhdueshme mekryeministrin Avdulla Hoti dhe ministrin Blerim Kuçi dhe premtimet që brenda dy apo tri ditëve do të zgjidhet përfundimisht kontesti me ‘Dardafon’ dhe Telekomit të Kosovës, Këshilli i Grevave për shkak të gjendjes së krijuar me Covid-19 dhe pas kërkesave që t’i jepet hapësirë dialogut ka pranuar që edhe kjo javë të jetë javë e negociatave përfundimtare për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme për Telekomin e Kosovës. Këshilli i Grevave ka marrë vendim të prerë që nëse dështojnë hapja e xhirollogarive dhe fillimi i operimit normal të ndërmarrjes gjatë kësaj javë, nga e hëna, datë 16.11.2020, nga ora 13:00, do të protestohet para Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe do të fillojë po ata ditë edhe me greva të përgjithshme”, thuhet në njoftimin për media të Këshillit Organizativ të Protestave të FSP-PTK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Përparim Islami në qershor kishte pësuar një lëndim të…