Shtyhet Samiti i Brdo-Brione, shkak Kosova
26 qershor 2020
| 19:52
Është shtyrë edhe takimi i Brdo-Brione, i cili të hënën e ardhshme është dashur t’i bëjë bashkë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Sllovenisë e Kroacisë në Lubjanë.
Takimi ishte paraparë të mbahej për të shënuar dhjetëvjetorin e Samitit të Brdo-Brione.
Kosova në këtë samit mësohet se do të përfaqësohej nga presidenti Hashim Thaçi. Aty ishte e paraparë të merrte pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Në anën tjetër, përveç këtij samiti është shtyer edhe takimi i Uashingonit midis Kosovës dhe Serbisë i planifikuar për nesër, 27 qershor.
Kjo ka ndodhur për shkak se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli po përballen me publikimin e një aktakuze të pakonfirmuar nga Gjykata Speciale