Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal të Skenderajt
25 mars 2020
| 14:45
Komuna e Skenderajt ka bërë me dije se për shkak të koronavirusit është shtyre seanca e Kuvendit Komunal, e cila ishte paraparë të mbahet më 31 mars.
“Seanca e tretë për këtë vit e Kuvendit Komunal të Skenderajt, e paraparë të mbahet më datën 31 mars është shtyrë deri në afat të pacaktuar për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19. Për datën e kësaj seance, Komuna e Skenderajt do të iu njoftojë më kohë”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.