Shtyhet seanca e Kuvendit, LDK-ja kërkon zgjedhje
22 maj 2018
| 12:48
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë me dije se është shtyrë seanca e Kuvendit e cila është paraparë të mbahet nesër (e mërkurë).
Me këtë rast, ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës është bërë jofunksional.
“Seanca e nesërme e Kuvendit shtyhet. Kuvendi është bere jofunksional. Kuvendit i ka humbur kuptimi, si institucioni me i larte i shtetit. Është urgjente funksionalizimi i institucioneve legjitime, përmes zgjedhjeve të lira e demokratike”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.