Shtyhet seanca ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit para Speciales
10 shkurt 2021
| 12:14
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të paraqiten sërish para Gjykatës në Hagë.
Seanca e tretë në lidhje mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së që ishte paraparë të mbahet nesër ( e enjte) nga ora 11:00 është shtyrë për të martën (16 shkurt) në të njëjtën kohë.
Edhe në kalendarin e Dhomat e Specializuara është ndryshuar data e seancës.
Ecuria e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96-të të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Kujtojmë se më 26 tetor, është konfirmuar aktakuza nga gjykatësi i procedurës paraprake ndaj tyre.