Shtyhet seanca ndaj tre serbëve të dyshuar për sulmin në Banjskë, kjo është arsyeja
Nën masa të rrepta sigurie, tre nga 45 të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë janë sjellë në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq janë tre të dyshuarit për sulmin terrorist që la të vdekur rreshterin e Policisë, Afrim Bunjaku
Mbrojtja e të dyshuarve ka kërkuar që të shtyhet seanca pasi që sipas tyre nuk kanë marr dosjen e rastit në kopje fizike por në mënyrë elektronike.
Kjo kërkesë u kundërshtua nga prokurori me arsyetimin se kopje fizike është e pamundur të dorëzohen pasi që sipas tij janë me mijëra dokumente e disqe.
“Kërkesa e mbrojtjes për shtytjen e seances është e pa pranueshme sepse këtu kemi te bëjmë me leximin e aktakuzës. Nëse mbrojta planifikon se të pandehurit do ta pranojnë fajësinë do të jem dakord që të shtyhet. Në të kundërtën nuk ka asnjë rrethanë që kjo seance të shtyhet. Kemi dëshmi që mbrojtja e ka pas aktakuzën në kohën e caktuar sipas ligjit. Ndaj kërkojmë nga gjykata qe të refuzohet kërkesa”, tha prokurori.
Ndërkaq, Gjykata ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes duke shtyrë seancën. “Me qellim te paraqitjes së mbrojtjes efikase dhe deklarimit të mbrojtjes për fajësinë, gjykata këtë seance do ta shtyj për datën 9 tetor”, thuhet në vendim.