Shtyhet seanca për arratisjen e Sami Lushtakut nga QKUK-ja
19 janar 2018
| 11:27
Seanca gjyqësore kundër ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut dhe 23 të tjerëve për rastin e arratisjes nga QKUK-ja në vitin 2014 është ndërprerë.
Arsye për këtë është se një nga palët e akuzuara nuk ka pasur aktakuzën dhe provat në të cilat mbështetet aktakuza, kështu që kryetari i trupit gjykues, Shasivar Hoti e ka shtyrë seancën për datën 2 shkurt.
Në këtë rast, të akuzuar pos Lushtakut janë edhe djali i tij Mërgimi që tani është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe disa zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.
Në seancën paraprake, Lushtaku dhe të tjerët janë deklaruar të të pafajshëm. (KK)