Shtyhet seanca për gjykimin e ish-ministrit Saimir Tahiri
Seanca për ish-ministrin e Punëve të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri, e paraparë për sot, është shtyrë.
Florjan Kalaja, gjyqtari që u caktua dje si pjesë e trupës gjyqësore ka kërkuar kohë të njihet me aktet.
Kalaja u vendos pas dorëheqjes së Daniela Shirkës, në prag të mbajtjes së seancës gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm.
Prokuroria nisi hetimin ndaj Saimir Tahirit pas disa përgjimeve telefonike në Itali të grupit “Habilaj”.
Ish-ministri u akuzua për “trafikim të lëndëve narkotike” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, por ato u rrëzuan nga gjykata.
Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ish-ministri Tahiri kërkon të shpallet i pafajshëm, kurse Prokuroria pretendon dënim për trafik droge. /euronews/