Shtyhet seanca për votimin e dytë të projektligjit për buxhetin

29 dhjetor 2020 | 15:20

Seanca për votimin në lexim të dytë të projektligjit për buxhetin 2021 është shtyrë për dy orë. Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se administrate ka njoftuar se nuk janë gati materialet e nevojshme për fillimin e seancës.

“Raporti me rekomandime lidhur me amandamentet nuk është gati andaj seanca shtyhet deri në orën 17:00”, u shpreh Osmani.

Seanca ishte paraparë të fillojë në ora 14:00. Projektligji për Buxhetin kaloi dje në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës me 64 vota pro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…