Shtyhet seanca, shkarkimi ose jo i presidentit Meta vendoset të hënën

03 shkurt 2022 | 13:22

Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë për të hënën në orën 10:00 seancën e radhës ku pritet edhe të japë vendimin për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta pas kërkesës nga Kuvendi.

Vendimi ka ardhur pas kërkesës për 48 orë kohë të përfaqësuesve të institucionit të Presidencës, të cilat theksuan se do ta shfrytëzonin pas t’i dhënë përgjigje 70 pyetjeve të parashtruara nga Kuvendi.

Në seancën e shkuar presidenca ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarëve që sipas tyre nuk plotësojnë kushtet ligjore për të qenë pjesë e procesit. Presidenca ka pretenduar se gjykata se ka shqyrtuar çështjen prej tre muaj duke e transferuar konfliktin nga magjistratura e vjetër tek e reja.

Kjo mënyrë e funksionimit të Kushtetueses dhe e gjithë trupa e ka pezulluar apriori afatin pa njoftuar edhe palët në proces dhe ky është një fakt ku kjo trupë s’ka legjitimitet për ta shqyrtuar çështjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për sjelle me…