Shtyhet sërish mbledhja e KQZ-së
12 prill 2023
| 13:35
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se mbledhja e planifikuar për sot (e mërkurën) nuk do të mbahet.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se janë në përgatitje të materialeve për mbledhje, për mbajtjen e së cilës do të bëhet njoftimi me kohë.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme, me shtyrjen që u bë për shkak të konstatimit të anëtarëve se u duheshin më shumë informacione në lidhje me çështjet që do të diskutoheshin.
Në rend dite ishin një varg pikash që kishin të bënin me organizimin e zgjedhjeve në veri.