Shtyhet sërish “Mission Impossible 7”
“Variety” shkruan se filmi, i cili ishte përcaktuar të lëshohej në nëntor të këtij viti, tani është caktuar më 27 maj 2022, e njëjta datë kur ishte lëshuar filmi i parë i “Mission Impossible” më 1996.
“Mission Impossible 7” ka bërë xhirime në të gjithë botën vitin e kaluar, duke filluar në Itali në shkurt 2020, por që u ndal për shkak të shpërthimit të virusit. Organizatorët vendosën që t’i kryenin xhirimet më pas edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe Abu Dhabi.
“Mission Impossible” do të drejtohet nga regjisori Christopher McQuarrie, i cili më herët ka drejtuar filmat e njëjtë të dalë në kinema respektivisht në vitet 2015 dhe 2018.
Filmi i vitit 2018 “Mission Impossible Fallout” shënoi suksesin më të madh tregtar pasi grumbulloi nga shitja e biletave afro 800 milionë dollarë.