Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Sali Berishës
Është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për në orën 15:00. Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e avokatëve të Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi për përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka.
Seanca është shtyrë për t’i dhënë më shumë kohë avokatëve, Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati, të caktuar kryesisht nga gjykata, për t’u njohur me aktet.
Pas largimit të dy avokatëve të Berishës nga gjyqi të martën, gjykata ka vendosur të caktonte dy avokatë kryesisht, shkruan “Euronews.al”.
Avokatët Genc Gjokutauj dhe Sokol Mëngjesi kanë braktisur seancën e të martës nën argumentet se gjykata ka shkelur kushtetutën dhe ligjin. Sipas Gjokutaj, GjKKO-ja ka rrëzuar paligjshmërisht kërkesën e tyre për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të shqyrtimit të masës së sigurisë pa kaluar nga Kuvendi i Shqipërisë.