Shtyhet sërish votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

07 mars 2024 | 15:41

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin riprodhues (IVF) gjatë një seance të enjten, për shkak të mungesës së deputetëve në votim.

Në përpjekjen e parë për të votuar amendamentin e katërt të Projektligjit kanë marrë pjesë vetëm 46 deputetë, ndërsa në tentimin e dytë vetëm 54, nga 120 deputetë sa ka Kuvendi.

Votimi është braktisur edhe nga partitë opozitare, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.

Votimi ka ngecur te amendamenti i katërt, për të cilin deputeti nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Visar Korenica, kishte kërkuar të bëheshin ndryshime në seancën e kaluar të 22 shkurtit.

Korenica kishte kërkuar që prej legjislacionit duhet të largohen tre paragrafë, të cilët parashohin se e drejta për riprodhim u takon edhe individëve, përveç çifteve të martuara (burrit dhe gruas).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Balotelli mbetet një personazh kur bëhet fjalë për jashtë…