Shtyhet takimi në mes të Veselit dhe Hahnit
03 dhjetor 2018
| 12:11
Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shtyrë takimin me komisionerin Johannes Hahn.
Vizita e Hahnit në Serbi, ka bërë që të shtyhen takimet e tij me krerët e shtetit të Kosovës.
Takimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe komisionerit Hahn, ishte paraparë që të fillojë në ora 14:00 mirëpo, për shkak të vizitës së tij në Beograd ky takim është shtyrë për në ora 14:30.
Kujtojmë se edhe takimi në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe komisionerit Hahn është shtyrë për në orën 16:00.