Shtyhet takimi Trump-Putin

08 nëntor 2018 | 13:30

Kremlini ka njoftuar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të mos mbajnë një takim në Paris për të shmangur zhvendosjen e vëmendjes nga ceremonia përkujtimore që zhvillohet në fundjavë, me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai amerikan Donald Trump do të takohen menjëri-tjetrin shkurtimisht, por nuk do të mbajnë një takim të plotë, të gjatë”, ka thënë këshilltari i Kremlinit për Çështjet e Jashtme Yuri Ushakov.

Zoti Ushakov ka deklaruar se Franca shprehu shqetësimin se një takim Trump-Putin do të tërhiqte vëmendjen nga ceremonia përkujtimore e Parisit. Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia vendosën ta shtyjnë takimin deri në fund të muajit, kur të dy udhëheqësit pritet të marrin pjesë në takimin e Grupit të 20-shes që mbahet në Argjentinë.

Të hënën, Trump ka deklaruar se me gjasë nuk do të takohej me Putinin në Paris, por gjatë takimit të G-20-shes.

Sipas Yuri Ushakov-it, gjatë vizitës së këshilltarit amerikan të Sigurisë Kombëtare John Bolton muajin e kaluar në Moskë, ai dhe zyrtarët rusë biseduan gjithashtu për mundësinë që dy presidentët të vizitonin vendet respektive./lexo.al/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi…