Shtyhet testi i arritshmërisë dhe testit të maturës shtetërore

18 qershor 2020 | 15:37

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka marrë vendim që të shtyhet data e mbajtjes së testit të arritshmërisë dhe testit të maturës shtetërore.

“Këtë vendim, ministri Likaj e ka marrë në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKShP-në për shkak të situatës epidemiologjike të ditëve të fundit dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik. Sipas vendimit, datat e reja për mbajtjen e këtyre testeve janë: Testi i arritshmërisë do të mbahet më 20.08.2020. Testi i maturës do të mbahet më datë 29.08.2020”, është bërë me dije në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur takim…