Shtyhet turneu i ‘The Rolling Stones’, Mick Jagger ka nevojë për trajtim mjekësor
01 prill 2019
| 11:32
Rolling Stones ka shtyrë turneun në veri të Amerikës, i cili ishte planifikuar të fillojë më 20 prill. Përmes një deklarate u bë me dije se vokalisti i grupit Mick Jagger është këshilluar nga mjekët se nuk mund të shkojë në turne në këtë kohë pasi ka nevojë për trajtim mjekësor.
Mjekët kanë këshilluar Mick të bëjë një rimëkëmbje të plotë në mënyrë që ai të mund të kthehet në skenë aq më shpejt që të jetë e mundur. “Jam i mërzitur që është shtyrë turneu, por unë do të kthehem në skenë sa më shpejt që mundem. Edhe një herë, më falni të gjithë”, është thënë në këtë deklaratë.