Shtyhet vazhdimi i seancës së paralajmëruar për nesër
14 shkurt 2018
| 16:59
Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se vazhdimi mbajtjes së seancës plenare të paralajmëruar për nesër (e enjte) është shtyrë për një ditë tjetër.
“Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që është paralajmëruar të mbahet të enjten, më 15 shkurt 2018, në orën 10:00, me kërkesë të kryeministrit është shtyrë për një ditë tjetër. Për ditën e mbajtjes së seancës do të njoftoheni me kohë”, është thënë në njoftimin e Kuvendit.