Shtyhet vizita e delegacionit amerikan në Kosovë, Presidenca tregon arsyen

30 korrik 2023 | 13:13

Është shtyrë vizita e një delegacioni amerikan në krye me nënsekretarin e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, Derek Chollet, në Kosovë.

Këtë për Express e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

Ai tha se shtyrja është bërë për gjithë turin ballkanik për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit.

“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, tha Kupina.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit…