Shtyhet votimi i raportit financiar të KPK-së, kjo është arsyeja
20 mars 2024
| 13:22
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka votuar raportin vjetor financiar të KOSTT-it për vitin 2022.
Kurse, votimi i raportit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) për vitin 2022 është shtyrë për në mbledhjen e radhës, për shkak të mungesës së përfaqësuesve të KPK-së.
Për mungesë të tyre, kritika pati deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Halili, ka kritikuar mungesën e tyre.
“Ne do te ishim mirëkuptues nëse nuk mund të jenë me agjendë sot”, ka thënë Haliti. /EO