Shtyhet votimi për Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Supremes
28 qershor 2018
| 13:23
Pas një debati të gjatë në Kuvendin e Kosovës në lidhje me Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Supremes, është arritur një marrëveshje në mes të deputetëve të opozitës dhe pozitës.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka propozuar që ky projektligj të jetë në rend të ditës në seancën e radhës dhe brenda muajit korrik ministria dhe Komisioni për Legjislacion të përfundojnë amandamentimin e ligjit.
“Gjate javës do të takohemi edhe me grupet parlamentar edhe me deputetë veç e veç, mirëpo ky projektligj do të përfundojë brenda korrikut”, ka thënë Tahiri.
Ky propozim është mbështetur nga të gjithë deputetët prezentë në seancë.