
Shtyhet votimi i rezolutës për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Gashit
26 janar 2018
| 13:49
Ka përfunduar interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur më gjuajtën me armë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës, Dardan Gashi.
Iniciuesi i kësaj interpelance, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka paraqitur kërkesën që Gashi të shkarkohet.
Në votim të kësaj interpelance nga 77 deputetët sa ishin në sallë, votuan vetëm 36, e të gjithë ish për shkarkimin e Gashit. Por sipas kryesuesit të seancës Kujtim Shala ky votim duhet përsëritur. Seanca vazhdon në ora 15:00. (lajmi.net)