Shtyhet xhiroja e pestë në Ligën Unike
16 nëntor 2021
| 17:40
Xhiroja e pestë e Ligës Unike e cila ishte paraparë të zhvillohej në fundjavën e ardhshme është shtyrë për 4/5 dhjetor.
Shtyrja vjen me kërkesë të Federatës Shqiptare të Basketbollit për shkak të grumbullimit të Kombëtares shqiptare në parakualifikimet e FIBA Eurobasket 2025. Kuqezinjtë më 25 nëntor do të përballen me Luksemburgun në Durrës. Në xhiron e pestë të Ligës Unike do të takohen Teuta – Tirana Neptun, Golden Eagle Ylli – Kamza Basket, Peja – Prizreni 16 dhe Vllaznia – Rahoveci.
Pas katër xhirove Teuta, Prizreni 16 dhe Golden Eagle Ylli kanë nga tri fitore dhe një humbje, Peja, Kamza Basket dhe Tirana Neptun kanë nga dy fitore dhe dy humbje, Vllaznia e Shkodrës ka një fitore dhe tri humbje, ndërsa Rahoveci ka katër humbje.