Shtypi “masakron” Gjermaninë
Eliminimi në mënyrën më të shëmtuar të mundshme nga Botërori i Gjermanisë ka sjellë reagimin e fortë dhe të ashpër të medieve në vend.
Ajo që nuk kursehet aspak është e përditshmja ‘Bild’, e cila në faqen e parë të saj ka përdorur të njëjtin imazh dhe titull si në 2014 kur Gjermania shkatërroi Brazilin 7-1. Në faqe të parë është imazhi i Toni Kros dhe titulli ishte: ‘Pa fjalë’, e njëjta që u shfaq edhe në numrin e kësaj gazete 4 vjet më parë, por në atë kohë ishte me entuziazmin në qiell.
Ndërsa suplementi ‘Fussball Bild’ e zbraz të gjithë zemërimin te Joachim Loew për eliminimin historik nga Kupa e Botës – “Mattthaus të ndreqë llogaritë”.
Revista ‘Kicker’ publikon foton me imazhin e trofeut të Botërorit në tokë që shoqëron artikullin me titullin ‘Eliminimi historik’.
Ndërsa ‘Die Welt’ shkruan: Mbaroi. Jashtë Botërorit pa duartrokitje.
Akoma më shkurt i bie ‘Berliner Morgenpost’ që publikon artikullin me titullin; ‘Gjermania Knocked Out’
Në Mynih, ‘Sudddeutsche Zeitung’ shkon deri aty sa në artikullin e saj flet për një skuadër kampione të botës që bëhet qesharake, ndërsa për TZ, eliminimi i Gjermanisë është një makth botëror. (TopChannel)