Shuarja e Task Forcës, Hoti nesër në interpelancë parlamentare
12 nëntor 2020
| 16:11
Kuvendi i Kosovës nesër (e premte) në orën 15.00 do të mbajë një interpelancë parlamentare në të cilën do të paraqitet kryeministri Avdullah Hoti.
Kjo interpelancë është ftuar nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka të bëjë me shfuqizimin e Task Forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës.