Shuhen shpresat, ilaçet kundër HIV nuk e vrasin koronavirusin
Shpresat se ilaçet kundër HIV mund të vrasin koronavirusin marrin fund pasi nuk kanë dhënë asnjë efekt tek pacientët e infektuar në Kinë.
Pacientët morën ilaçin anti-HIV “lopinavir/ritonavir” ose tabletat Arbidol, të cilat nuk bënë asnjë përmirësim tek 86 personat që u përfshinë në studim.
Përveç kësaj, ata raportuan për efekte anësore si diarre, të vjella dhe humbje oreksi. Studiuesit rekomanduan se kjo është arsyeja përse nuk duhet të përdoret si trajtim për Covid-19. Në studimin e tyre, përfshinë vetëm pacientë me formë të mesme të sëmundjes.
Duke cituar “Daily Mail”, bashkëautori i studimit Lingua Li, tha: “Ne kemi zbuluar se as lopinavir/ritonavir, as arbidol nuk mund të sjellin përfitime klinike për pacientët. Madje mund t’i shkaktojnë efekte negative”.
Li shtoi se studiuesit duhet të vazhdojnë punën për të gjetur një ilaç vërtetë efektiv kundër koronavirusit. Sipas tij, njerëzit nuk duhet të shqetësohen se nuk ka ende një ilaç specifik, por të qëndrojnë në izolim dhe të kujdesen për higjienën personale për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.