Shuhet aktori Vasillaq Godo

21 maj 2024 | 08:56

Vasillaq Godo Aktor lindi në Vlorë më 15 shkurt 1943.

Ishte ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko” të Vlorës në vitin 1962.

Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve për Aktorë në vitin 1967. Ka realizuar mbi 90 role, duke qenë ndër aktorët kryesorë të këtij teatri.

Ka spikatur për lojën e tij realiste, me një zë të plotë, i parapëlqyer për të jetësuar figura epike, heroike, duke gërshetuar aty me maturi me sens artistik anët e madhërishme me ato humane.

Disa nga rolet më të spikatura të tij janë Hodoja tek “Lidhur si fishekë gjerdani”, Batoja te “Jatagani”, Isa Boletini te “Besa e trojeve” etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka njoftuar se Rusia…