Shuhet ëndrra e Neymarit për tu rikthyer në Barcelonë
Sipas spanjolles “Sport”, dëshira e Neymarit për t’u rikthyer te Barcelona ka marrë një goditje të madhe.
Përpjekja e brazilianit për t’u kthyer në Katalonjë ka hasur një pengesë, pasi trajneri i ri Hansi Flick thuhet se vuri veton ndaj kthimit të tij.
Sulmuesi ishte një figurë e dashur në “Camp Nou” pasi u transferua aty nga Santos në 2013 për 88 milionë euro të raportuara. Ai formoi një nga treshet sulmuese më vdekjeprurëse në Evropë në atë kohë së bashku me Lionel Messin dhe Luis Suarez, duke shënuar 105 gola dhe siguroi 76 asistime në 186 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.
Neymar tronditi tifozët në vitin 2017, kur u transferua te gjigantë e Francës PSG në një marrëveshje rekord prej 222 milionë eurosh, më e larta për çdo lojtar. Ai realizoi 118 gola dhe siguroi 77 asistime në 173 ndeshje me parisienët. Braziliani u transferua në Pro-Ligën Saudite me Al-Hilal sezonin e kaluar, por u dëmtua vetëm pesë ndeshje pas transferimit të tij prej 90 milionë euro.