Shuhet ish-zonja e parë e SHBA-ve, Rosalynn Carter
19 nëntor 2023
| 23:53
Ish-zonja e parë e SHBA-ve, Rosalynn Carter, gruaja e ish-presidentit Jimmy Carter, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.
Qendra Carter konfirmoi në një deklaratë se ajo vdiq në paqe me familjen pranë saj.
Të premten, u raportua se ajo kishte hyrë në një shtëpi kujdesi, në shtetin e Georgias dhe po kalonte kohë me burrin e saj 99-vjeçar, i cili ishte në kujdes po aty që nga shkurti.
Zonja Carter u diagnostikua me demencë në maj.
Carter-ët ishin edhe çifti i martuar më jetëgjatë, në historinë e Presidencës amerikane, pasi shënuan 77-vjetorin e martesës në korrik.