Shuhet John Prine, kantautori që la gjurmë në ShBA
08 prill 2020
| 12:37
Familja e kantautorit amerikan John Prine ka konfirmuar vdekjen e tij nga komplikimet që lidhen me koronavirusin.
I njohur për këngë të tilla si “Angel from Montgomery” dhe “Sam Stone”, Prine vdiq në Qendrën Mjekësore Universitare Vanderbilt në Nashville të martën në moshën 73 vjeçare.
Gruaja e tij, e cila gjithashtu u testua pozitive për koronavirusin, u shërua.
Prine u shtrua në spital dhe u intubua muajin e kaluar pas një “fillimi të papritur” të simptomave të koronavirusit.
Një numër muzikantësh përfshirë Bruce Springsteen dhe Margo Price kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta.