Shuhet legjenda Phil Masinga
Një ndër sulmuesit më të fortë të Afrikës së Jugut ka humbur jetën. Phil Masinga ka shënuar 18 gola me kombëtaren afrikane, ndërsa ka luajtur në Evropë me ekipet e Leeds United, Salernitanës dhe Barit.
Ish-sulmuesi i famshëm ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në moshën 49-vjeçare. Shkaqet nuk bëhen të ditura, ndërsa kreu i futbollit të Afrikës së Jugut ka reaguar në rrjetet sociale për vdekjen e Masingës.
“Ditë e trishtë për futbollin e Afrikës së Jugut. Masinga ishte një shërbëtor besnik i lojës së futbollit, brenda dhe jashtë fushave të blerta”, u shpreh Deni Xhordan, kreu i Federatës së Afrikës së Jugut në “Twitter”.
Masinga mbahet mend për golin deçiziv të shënuar kundër Kongos, çka i dha mundësinë Afrikës së Jugut të kualifikohet për herë të parë në histori në Botërorin Francë 1998. Masinga ishte pjesë e kombëtares dhe gjatë fitimit të Kupës së Kombeve të Afrikës në vitin 1996.