Shukri Buja dënohet me dy vjet burgim
Gjykata dënoi sot me dy vjet burgim ish-kryetarin e Lipjanit, Shukri Buja, për rastin e njohur si “Feronikeli”.
Sipas njoftimit, dënimi do të ekzekutohet 15 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi.
Të akuzuarit tjerë në këtë rast janë Halit Gashi i cili është dënuar me gjashtë muaj burgim, masë kjo që mund të zëvendësohet me gjobën prej 2 mijë eurosh.
Me gjashtë muaj burgim janë dënuar edhe Bajram Rizani dhe Edmond Rexhepi dhe po ashtu mund të zëvendësojnë dënimin me nga 2 mijë euro. Ndërsa, Hashim Vishesella është dënuar me 5 muaj burgim dhe mund të zëvendësojë dënimin me 1,500 euro.
Të akuzuarit janë detyruar të paguajnë edhe shpenzimet e procedurës penale, Shukri Buja në shumë prej 500 euro, kurse të akuzuarit tjerë në shumë prej 100 euro.
Ndërsa, Magbule Sadiku, Driton Avdiu dhe Burim Kodra janë liruar nga akuzat në mungesë të provave.
Shpallja e aktgjykimit është bërë nga kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra.