Shukri Buja dënohet me tri vjet burgim
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me tre vjet burgim ish-kryetarin e komunës së Lipjanit dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Shukri Buja, nën akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Buja akuzohej nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga komuna e Lipjanit me kompaninë “NEW Co Feronikel Complex LL. C.”.
Bashkë me Bujën, të akuzuar në këtë rast ishin edhe nëntë persona të tjerë.
Ky gjykim, përbën një nga rastet e shënjestruara edhe nga Bashkimi Evropian në kuadër të kritereve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që ndërlidhen me liberalizimin e vizave.
Ekzekutimi i dënimit ndaj ish-kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja, bëhet pasi vendimi bëhet i plotfuqishëm.