Shukri Buja ftohet nga Gjykata Speciale
30 qershor 2019
| 15:18
Shukri Buja, ish-komandanti i UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Buja për “Insajderin” ka konfirmuar se ka marrë ftesën dhe do të gjykohet në cilësinë e të dyshuarit.
“Jam ftuar nga prokurori i Prokurorisë Speciale, në cilësinë e të dyshuarit. Më 17 korrik duhet të paraqitem”, ka thënë Buja.
Gjykata Speciale ishte krijuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës pas publikimit të raportit të Dick Martyt, i cili pretendonte se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime.