Shukri Buja rikthehet në PDK
Shukri Buja është rikthyer përsëri në Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai dikur ishte kryetar i degës së PDK-së në Lipjan.
Pas disa vitesh mungesë, Buja tashmë po e ndihmon PDK-në për zgjedhjet e 6 tetorit.
Buja pas largimit nga PDK-ja, ishte antarësuar në Nismën e Fatmir Limajt.
Por siç ka deklaruar Buja, tërheqja nga Nisma është bërë për arsye se vëllai i tij Ramë Buja, tashmë edhe ai është rikthyer në PDK.
Për Tv Dukagjini ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e listave për deputet për arsye se ende mbi të qëndron një aktakuzë, dhe sipas tij, deri në pafajësi ai vetëm do të jetë një anëtar i thjeshtë i PDK-së por shumë aktiv.
Buja ka marrë pjesë sot në një tubim që është mbajtur pikërisht në vendlindjen e tij, fshatin Bujan të Lipjanit.
Shukri Buja në të kaluarën kishte udhëhequr me komunën e Lipjanit për dy mandate.