Shuma e majme që siguroi Ballkani pas kualifikimit në ‘play-off’
Kampioni i Kosovë në futboll, Ballkani shkroi historinë sot duke u bërë skuadra e parë kosovare që arrin fazën e “play-off”-it në kuadër të garave evropiane.
Skuadra nga Suhareka eliminoi Klaksvikun nga Ishujt Faroe pas penaltive, meqë rast siguroi fazën e radhës për të arkëtuar kështu edhe një shumë të majme parash.
Klubi në pronësin e biznesmenit Arsim Kabashi ka siguruar 750 mijë euro vetëm me kalimin tutje në fazën e “play-offit”, ndërsa ka siguruar edhe diku rreth 1 milionë euro derisa arriti në këtë raund.
Ballkani arriti fitoren sot falë golave të Thaqit, Dellovës, Gripshit dhe Emërllahut dhe pritjeve të portierit Ljuljanoviç.
Në raundin e radhës, Ballkani do të takohet me skuadrën e Shkupit, ndërsa një fitore përball tyre do ti siguronte grupet e UEFA Conference League, meqë rast do të fitonin edhe 2.940.000 euro.