Shuma e përgjithshme e shpenzimeve të Qeverisë së Kosovës mbi 500 milionë euro
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikoi Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.
Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM3 2019).
Sipas ASK-së, shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM3 2019 ishte 600.7 milionë Euro. “Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhime, të cilat paraqesin 68% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Në TM3 2019, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 511.9 milionë Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnëkompensimi i punëtorëve (30%),kontributet sociale dhe përfitimet (26%),formimi i kapitalit bruto (21%), dhe konsumi i ndërmjetëm (12%).Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thuhet në raportin e ASK-së.
/Epoka e re/