Shuma marramendëse që Georgina Rodriguez fiton për një sezon nga seritë e saj

25 shtator 2024 | 10:41

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, është duke korrur sukses me dokumentarët e saj në Netflix.

Pas publikimit të sezonit të tretë të “I am Georgina”, raportimet thonë se modelja e famshme po fiton afro nëntë milionë euro në sezon, duke forcuar ndjeshëm portofolin e saj financiar.

Ndërsa shifrat e sakta nga Netflix mbeten të paverifikuara, media të ndryshme spanjolle dhe latino-amerikane spekulojnë se të ardhurat e saj mund të ishin rritur me edicionin e radhës.

Kujtojmë se sezoni i tretë i serialit dokumentar u publikua më 18 shtator dhe deri më tani ka fituar vlerësime të mira.

Përveç kontratës fitimprurëse me Netflix, 30-vjeçare bashkë-menaxhon një klinikë të suksesshme të transplantimit të flokëve me Ronaldon, e cila thuhet se gjeneron rreth dhjetë milionë euro në vit.

Kjo sipërmarrje i shton një shtresë tjetër suksesit të saj financiar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotoja e dy australianëve u bë shpejt virale pas publikimit…