Shumë aktivitete nga Komuna e Skenderajt, për 5, 6 dhe 7 Mars
Komuna e Skenderajt do ta shënojë me shumë aktivitete 22-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me rastin e kësaj ngjarjeje, kjo komunë ka bërë publike edhe agjendën e aktiviteteve për 5, 6 dhe 7 Mars, shkruan “Epoka e re”.
Komuna fton të gjithë që të marrin pjesë në shënimin e Epopesë së UÇK-së.
Njoftimi i plotë:
AGJENDA E AKTIVITETEVE PËR SHËNIMIN E 22 VJETORIT TË EPOPESË SË UÇK-së
Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 5, 6 dhe 7 mars, Komuna e Skenderajt ftonë të gjithë qytetarët, familjet e dëshmorëve e martirëve, invalidët e veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësuesit e institucioneve qendrore e lokale, kor diplomatik, mediet, shoqërinë civile, përfaqësuesit e institucioneve fetare etj, që të marrin pjesë në aktivitetet që organizohen nga Komuna e Skenderajt dhe Qeveria e Kosovës.
Lavdi dëshmorëve e martirëve të rënë për Liri!/Epoka e re/